Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fizikë dhe Kimi

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Fizikë dhe Kimi Empty Fizikë dhe Kimi

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 4:52 pm

    Kozmosi fletë për Krijuesin Ky prezantim fletë se nëpërmjet shpejtësisë së dritës, shpejtësisë së valëve elektro-magnetike, shpejtësia më e madhe në kozmos, e cila është 299792.5 km/sec, mund të përcaktohet / llogaritet saktë, në bazë të informacionit të marrë nga një dokument i vjetër.



    Sigurisht se qysh moti e keni ditur se konstanta C, apo shpejtësia e dritës e cila është shpejtësia më e madhe në kozmos, ka qenë e llogaritur, e matur apo e përcaktuar me anë të institucioneve më poshtë të cekura:



    - Buroja Nacionale e ShBA për Standarde C = 299792.4574 + 0.0011 km/sec

    - Laboratori Nacional Britanik për Fizikë C = 299792.4590 + 0.0008 km/sec

    - Konferenca e 17-të për matje dhe peshën e standardeve një metër është distanca të cilën drita e arrin në vakum për 1/299792458 sec. Por do të duhej ta dinit se Konstanta C mund të përcaktohet / matet edhe duke i shfrytëzuar informatat të marra nga libri i shenjtë i dërguar njerëzve para 14 shekujve ... Nga Kur’ani famëlartë, nga Libri i Shenjtë Islam Zbulues i kësaj llogaritjeje është fizikani nga Egjipti, dr. Mansour Hassab El Naby Në Kur’ani Kerim ansmetohet:



    ” Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton. .”- (10:5)



    ” Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë. .“ – (21:33)



    “Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.” (32:5)



    Në bazë të ajetit, sidomos ajetit të fundit (32:5), mund të përfundohet se: Distanca të cilën e arrin ndonjë objekt për një ditë është e barabartë me distancën të cilën e arrin hëna për 1000 vjet apo për 12000 muaj C * t = 12000 * L ku:



    C = është shpejtësia e objektit

    t = është koha për një ditë

    L = është gjatësia e rrugës të cilën Hëna e kalon për një muaj



    Shumë sistem kalendarikë janë provuar, por vetëm “muaji sidereal i sistemit kalendarik” prodhon madhësinë C të barabartë me madhësinë C, të bazuar në matje Ekzistojnë dy sisteme kalendarike hënore:



    Sistemi sinodik, i bazuar në paraqitjen reale

    1 ditë = 24 orë

    1 muaj = 29.53059 ditë



    Sistemi sidereal, i bazuar në lëvizjen relative të Hënës dhe Diellit drejt yjëve në kozmos.

    1 ditë = 23 orë 56 minuta 4.0906 sekonda = 86164.0906 sekonda

    1 muaj = 27.321661 ditë



    Duke e shqyrtuar pozitën e hënës pas 29.52 ditë Hëna kthehet në pozitën fillestare saktë në vijën ndërmjet Diellit dhe Tokës. Kjo periudhë quhet “një hënë sinodike” Pastaj shqyrtoni rrugën e hënës gjatë një muaji sidereal Rruga nuk është rrethore sikur që sigurisht e imagjinoni por ka trajtë të shtrembëruar ku gjatësia L = v * T ku:



    v = është shpejtësoa e hënës

    T = është koha e revolucionit të hënës = 27.321661 ditë

    a = 27.321661/365.25636 * 360 = 26.92848°



    Shënim për shpejtësinë e hënës (v) Ekzistojnë dy lloje të shpejtësisë së hënës:



    1.Shpjetësia relative drejt Tokës e cila mund të llogaritet duke shfrytëzuar formulën vijuese:



    ve = 2 * ? * R / T ku: R = është radiusi i revolucionit të henës = 384264 km

    T = është periudha e revolucionit të hënës = 655.71986 orë ku:

    ve është = 2 * 3.14162 km / 655.71986 h = 3682.07 km/h



    2.Shpejtësia relative drejt yjëve apo kozmosit. Kjo është ajo që neve na nevojitet Albert Ajnshtajni ka propozuar që ky lloj i shpejtësisë mund të llogaritet me shumëzimin e shpejtësisë së parë me cosinusin a, ashtu që:



    v = Ve * Cos a ku:

    a është këndi të cilin e bën revolucioni i tokës gfjatë një muaji sidereal a = 26.92848o





    C * t = 12000 * L Mbaje në mend! L = v * T

    C * t = 12000 * v * T Mbaje në mend! v = ve * Cos a

    C * t = 12000 * ( ve * Cos a ) * T Mbaje në mend!



    ve = 3682.07 km/h

    a = 26.92848o

    T = 655.71986 h s

    t = 86164.0906 sec



    C = 12000 * ve * Cos a * T / t

    C = 12000 * 3682.07 km/h * 0.89157 * 655.71986 h / 86164.0906 sec

    C = 299792.5 km/sec



    Krahasoni konstanten C (shpejtësia e objektit) si rezultat i kësaj llogarie me konstanten C (shpejtësinë e dritës) e cila është e njohur! Shpejtësia C e llogaritur:



    C = 299792.5 km/sec

    C = 299792.4574 + 0.0011 km/sec Buroja Nacionale e ShBA për Standarde

    C = 299792.4590 + 0.0008 km/sec Laboratori Nacional Britanik për Fizikë



    Konferenca e 17-të për matje dhe peshën e standardeve një metër është distanca të cilën drita e arrin në vakum për 1/299792458 sec



    Kur’ani Kerim 32: 1-5

    Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Elif Lam Mim* Librin e shpall, pa dyshim, Krijuesi i botave, Kurse ata flasin: “Ai e trillon!" Jo, ai është e vërtetë nga Krijuesi yt t’ia tërheq vërejtjen popullit të cilit para teje nuk i ka ardhur askush që ta qortojë, që të ecë rrugës së drejtë. Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe atë që gjendet mes tyre për gjashtë periudha kohore, e pastaj ka dominuar me gjithësinë. Ju pos Tij nuk keni as mbrojtës as ndërmjetës, ndaj përse nuk kuptoni.?



    Ai drejton me të gjithë, nga qielli deri në Tokë, kurse pastaj çdo gjë i kthehet Atij në ditën e cila, sipas llogaritjes suaj zgjatë njëmijë vjet.Përfundim (nga artikulli i prof. Elnaby) “Kjo llogari ka dëshmuar saktësinë dhe konzistencën e konstantes C, e cila del nga matja dhe po ashtu dëshmon të vërtetën e Kur’anit si zbulim, e cila është e përshtatshme për studim me analizë të qartë sepse Autori është Krijues i universit“

      Ora është Fri Apr 26, 2024 6:21 pm