A do të dëshironit të keni akses më të lehtë te dokumentet dhe të ruani të dhënat apo ta organizoni punën më lehtë?
Linux dhe OS X kanë mënyra të shkëlqyera për të kryer këto detyra dhe të tjera. Windows nuk i ka. Por mos u shqetësoni, do t’ju tregojmë si t’i shtoni këto tipare në një Windows PC.
E doni apo e urreni, Microsoft Windows mbetet sistemi operativ sundues në botë. Por kur të shikoni disa tipare interesante gjeni te konkurrentët si Linux dhe Mac OS X, si XP ashtu edhe Vista mund t’ju duket aspak komplet. Nga veglat automatike për instalim, si aplikacionet për ruajtje të Linux, deri tek dizajni intuitiv i Apple Cover Flow dhe Exposé, apo mundësitë e thjeshta si kopjimi ISO, Windows ndonjëherë ka mungesa të programeve të integruara. Dhe disa nga tiparet që sistemet tjera operative ofrojnë në versionet bazë, janë të disponueshme vetëm përmes licencës të versionit Premium në Windows. Kam parë disa Sisteme Operative të ndryshme, Mac, Linux, Unix, BeOS, etj. dhe kam krijuar një listë të tipareve të mia të preferuara, një numër i vogël i të cilave gjenden në versionin standard të Windows. Gjatë testeve kam zbuluar se disa sisteme operative janë disa hapa para, duke marrë parasysh disa tipare interesante që Microsoft ende nuk i ka aplikuar. Disa nga këto mundësi nuk ofrohen nga Windows fare. Të gjitha janë ndikuar nga dizajni i SO (Sistemit Operativ) apo forcave të pakontrolluara të punës në tregun e Windows. Disa nga këto tipare mund të gjenden në versionin e ardhshëm Windows 7. Por ju mund t’i shtoni apo kopjoni ato tek XP apo Vista edhe tani unë do t’ju tregoj se si t’i merrni.
Virtual Desktop Manager i Microsoft shton hapësirat punuese në Windows XP
Përdoret në : Linux,Mac,Unix
Përdoruesit e Linux për një kohë të gjatë janë kënaqur me lirinë që sistemi operativ i ka ofruar atyre, për të hapur një numër të madh aplikacionesh në të njëjtën kohë, pa pasur nevojë të tronditen nga ekrani tejet i ngarkuar. Kjo e gjitha falë hapësirave punuese virtuale. Në instalimin tipik të Linux, katër hapësira punuese hapen në kohën e startimit të kompjuterit, duke u paraqitur me një hartë të vogël në panelin e kontrollit, i cili gjendet në qoshe të ekranit. Sa më shumë programe të hapë përdoruesi, ikonat e vogla të aplikacioneve shfaqen në ndërruesin e hapësirave punuese, duke treguar se cili program është duke punuar në cilën hapësirë. Për të ndryshuar hapësirat punuese, përdoruesi klikon thjesht hapësirën e duhur, në ndërruesin e hapësirave punuese, apo përdor kombinime të tasteve si Shift - Shigjeta djathtas, për të lëvizur ndërmjet tyre. Me shumë hapësira punuese vjen edhe mundësia e organizimit të ambientit në Linux, duke u bazuar në detyra të ndryshme, në aplikacione, në prioritet, apo në ndonjë mënyrë tjetër të përcaktuar nga përdoruesi. Është metodë shumë e përshtatshme që mban aplikacionet e nevojshme jashtë pamjes të zakonshme, pa pasur nevojë t’i mbyllësh. Për shembull, më pëlqen të mbaj aplikacionet e IM dhe e-mail në një hapësirë punuese që është ndaras nga programet për krijimin e dokumenteve dhe kjo më ndihmon të fokusohem kur punoj. Apple ia ka shtuar këtë koncept OSX me lançimin e Leopard në tetor 2007 edhe pse tipari Space i Leopard nuk e ka mundësinë e ikonave dinamike, thumbnail (një mundësi që Linux e ka pasur për një kohë) në ikonën Dock. Për të pasur hapësirat punuese (workspaces) në Windows, duhet të bëni disa shkarkime. Përdoruesit e XP kanë një mundësi të lehtë në Microsoft Virtual Desktop Manager (find.pcworld.com/60931), një shkarkim falas nga koleksioni Microsoft Power Toys. Por përdoruesit e Vista duhet të marrin ndonjë program të dorës së tretë. I preferuari im mes e tyre është programi pa pagesë i quajtur Dexpot (fi nd.pcworld.com/60932), i cili ofron opsione të ndryshme të konfi gurimit..
Qasje e thjeshtë nga larg
Përdoret në:Mac Asgjë nuk i krahasohet ndjenjës së dëshpërimit kur ndizni kompjuterin në zyrën tuaj dhe kuptoni se versioni i fundit i dokumentit që keni punuar në të gjendet në kompjuterin e shtëpisë. Në një Mac, i cili punon me Leopard, mund të përdorni Back to My Mac (së bashku me shërbimin MobileMe të Apple) për tu lidhur me një kompjuter që është larg dhe të punoni në atë kompjuter si të ishit ulur para tij. Disa versione të XP dhe Vista vijnë me një aplikacion të integruar të quajtur Remote Desktop, por përdoruesit e Vista Starter, Home Basic dhe Home Premium nuk kanë edhe aq fat. Nëse përdorni një nga këto versioni, provoni GoToMyPC (gotomypc.com). Me 180$ në vit, ky shërbim nuk është i lirë, por ju jep qasje të papenguar në kompjuterin tuaj Windows nga çdo shfl etues. Përdoruesit DIY mund të kenë qasje të plotë nga larg te kompjuterat e tyre përmes Ultra- VNC (find.pcworld.com/60979).
Veprimet në Multitouch Trackpad
Përdoret në: Mac
Duke filluar me gjeneratat e reja të MacBooks, të gjithë laptopët e Apple përkrahin së paku disa veprime multitouch në trackpad. Mund të përdorni dy gishta e të bëni gjëra interesante, si të lëvizni faqet poshtë e lartë, të ndryshoni madhësinë e objekteve në ekran, dhe të kaloni përmes menysë Cover Flow. MacBook Pros njeh më shumë veprime se sa MacBook të thjeshtë, por të gjitha modelet i përgjigjen dy gishtave në trackpad në ndonjë mënyrë. Sigurisht, Apple ka pasur mundësi të menaxhojë këtë tipar, sepse prodhon vetë edhe hardware edhe soft ware. Microsoft , në anën tjetër krijon vetëm soft ware dhe disa pjesë të pakta hardware. Sidoqoftë, disa prodhues laptopësh si AsusTek, kanë fi lluar të shesin laptopët e tyre me multitouch trackpad dhe me driverat që nevojiten që ky tipar të punojë. Ne do të kishim dashur të shohim se si teknologjia multitouch bëhet standarde te të gjithë laptopët me Windows brenda një kohe të shkurtër, me përkrahje për veprimet multitiouch të integruara direkt në Windows. Duket se Microsoft është duke punuar në këtë funksion për Windows 7, por ndërkohë ju duhet të kontrolloni për këtë tipar nëse blini laptop të ri.
Regjistrim dhe editim audio
Përdoret në: Linux, Mac, Unix
Edhe pse nuk është tipar strikt vetëm i Mac OS X, programi Garage Band i Apple është i përfshirë me çdo Mac të ri. Me atë, mund të kompozoni muzikë në tastierën e kompjuterit, apo të lidhni ndonjë pajisje shtesë në Mac për të krijuar një studio regjistrimi në shtëpi. Kjo e bën podcasting shumë të lehtë, pasi mund të regjistroni dhe editoni fjalime dhe muzikë, duke aplikuar një audio të rafi nuar krijimeve tuaja amatore. Ndërkohë Linux i ofron përdoruesve të vet një numër të madh aplikacionesh me kod të hapur, nga të cilët mund të zgjedhin. Për dallim, Windows Sound Recorder është një vegël e vjetër dhe e thjeshtë, e cila nuk bën asgjë tjetër përveç se mbledh zhurmën nga mikrofoni. Për fat të mirë, mund të shtoni vegla të mençura në Windows me Audacity (find.pcworld.com/60132). Kjo vegël falas mundëson të regjistroni audio, ta editoni dhe të bashkoni ndonjë pjesë të veçantë me audiokripet tuaja. Pasi të keni mbaruar krijimin e podcastit në Audacity, përdorni Easypodcast (find.pcworld.com/60935) për të plotësuar të dhënat që e bëjnë më të lehtë podcastin, për tu gjetur nga dëgjuesit.
Letrat ngjitëse
Gjendet në: Linux, Mac, Unix
Nuk ka ndonjë komplet aplikacionesh të vogla të dizajnuar për t’ju ndihmuar të radhitni të gjitha listat për punët që duhet të bëni. Por kur të bëhet fj alë për dukshmërinë, asgjë nuk ja kalon mënyrës së vjetër të letrave ngjitëse. Mac për një kohë të gjatë ka përdorur aplikacionin e quajtur Stickies që i ka shtuar funksionalitetin desktopit, duke vendosur letrat ngjitëse ngado nëpër desktop, duke ndryshuar ngjyrat e sfondit dhe formatin sipas dëshirës. Disa prej versioneve të Linux përfshijnë programin e quajtur TomBoy Notes, i cili e dërgon idenë e Stickies në një nivel tjetër, duke integruar funksionin e linqeve, që i bën shënimet ngjitëse të shkëlqyera për ide e përdorime të ndryshme. Teknikisht, Windows Vista ka të inkuadruara disa tipare të ngjashme në formën e Notes, të cilat mund t’i gjeni në Windows Sidebar. Kjo shtesë është një imitim i dobët i konkurrentëve Mac dhe Linux. Aplikacion për shënime ngjitëse që vërtet ia vlen është Stickies për Windows (find.pcworld.com/60934). Ky program i thjeshtë me kod burimor të hapur ju lejon të modifi koni shënimet sipas qejfi t dhe t’i ngjisni kudo në desktop.
Ndarja e ekranit me miqtë
Gjendet në: Mac
Kur Mac OS X Leopard u gjend në raftet e dyqaneve vitin e kaluar, kishte një azhurnim të vogël të iChat (AIM klient i thjeshtë i Apple) që i lejon dy përdorues të Leopard të shkëmbejnë ekranin me njëri tjetrin. Dëshironi t’i tregoni ndonjë kolegu se çka keni në ekran? Thjesht ndani ekranin. Mund t’i kërkoni atyre të ndajnë ekranin e tyre me ju gjithashtu. Është falas. Ju merrni një pamje saktësisht të asaj çka ata shohin, së bashku me mundësinë e kontrollit të mausit të tyre dhe të klikoni ku të dëshironi. Është mënyrë shumë e mirë për t’ia rregulluar vjehrrës kompjuterin pa pasur nevojë të shkoni tek ajo për vizitë. Meeting Space e Vista ofron një funksion të ngjashëm, por vetëm brenda rrjetit lokal, kështu që ndarja e ekranit me ndonjë të afërm që është larg teje nuk është e mundshme. Live Messenger ju lejon të shkëmbeni dosjet, por nuk ju lejon të kontrolloni ekranin e shokut. Fatmirësisht, Microsoft është duke testuar një aplikacion të quajtur Shared View (find.pcworld.com/60980) që ju lejon të filloni një sesion të shkëmbimit të ekranit me çdo kënd (nëse edhe ata e kanë të instaluar SharedView). Për ta ndarë ekranin në SharedView, lançoni aplikacionin, klikoni Start a new session, kopjoni tekstin e ftesës dhe dërgojani me e-mail pranuesit. Ky person pastaj i bashkohet sesionit tuaj duke klikuar në linkun në e-mail apo duke lançuar Shared- View në PC-në e tyre dhe duke shkruar emrin dhe fjalëkalimin e sesionit.
Seksion i Programeve
Gjendet në: Linux, Unix
Në një botë të përkryer, nuk do ju duhej kurrë të ngriheni nga karrigia për të gjetur programe për kompjuterin tuaj. Veç do të hapnit një program magjik që do të gjente programin me disa klikime. Më pas programi do të instalohej vetvetiu në kompjuter. Kjo botë e përkryer tashmë ekziston në Linux, i cili për një kohë të gjatë ofron seksionin e programeve, si një mënyrë e lehtë ku përdoruesit të gjejnë dhe instalojnë programe të reja. Në Ubuntu për shembull, një program i quajtur Synaptic Package Manager ft on kërkimin në libraritë e mëdha të programeve online (të quajtura repositories) për të lokalizuar dhe instaluar aplikacione dhe vegla që ju duhen. Zgjidheni një dhe shënjojeni për instalim. Automatikisht do të shkarkohet dhe instalohet kur klikoni Apply. Programi gjithashtu në mënyrë automatike do të marrë edhe skedarët e tjerë, nga të cilët varet instalimi, pa pasur nevojë që ju të bëni ndonjë veprim tjetër. Shpërndarësit e Linux mund ta bëjnë këtë pasi pothuajse të gjithë programet që gjenden në seksionet e tyre janë falas dhe me kod burimor të hapur. Rrallë herë duhet t’u brengosen kufi zimeve me licenca, që vështirësojnë përpjekjet. Në botën e Windows gjërat janë më të komplikuara. Një përzierje e llojeve të licencave, duke u radhitur nga freeware, shareware, deri tek trialware dhe pak programe me kod burimor të hapur, e bënë më të vështirë krijimin e një librarie të programeve me funksionin kliko-dhe-merr, që përdoruesit e Linux e marrin falas. Derisa dikush të përmbledhë një librari të madhe të aplikacioneve vetëinstaluese, përdoruesit do të varen nga faqet për shkarkim programesh si Download.com, Tucows dhe sigurisht libraria për shkarkim e PC World (Freeware, Shareware, and Trialware Files for your PC).
Efektet e Desktopit
Gjendet në: Linux, Unix
Disa nga tiparet tona të preferuara të SO nuk janë edhe aq praktike, por janë shumë zbavitëse. Merrni për shembull Compz Desktop Effects të Linux. Nuk do të themi se kthimi i hapësirave punuese të desktopit në kuba rrotullues, ngjyrosja e ekranit dhe pikat e shiut që bien në ekran kanë ndonjë vlerë të madhe dhe lehtësojnë punën, por kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqejmë e nuk janë argëtuese. Me hedhjen në qarkullim të Ubuntu 7.10 Gutsy Gibbon në tetor 2007, efektet e desktopit u bënë një tipar standard i Ubuntu. Kështu që tani çdo përdorues i Ubuntu që ka një kartelë grafi ke të mirë mund të rrotullojë kubat, të lëkundë dritaret dhe shumë efekte të tjera. Përdoruesit xhelozë të Windows kanë kërkuar tipare të ngjashme dhe Otaku Software i është përgjigjur. Por versioni i Windows është më modest. Otaku Software DeskSpace (find.pcworld.com/60937) ju lejon ta ktheni desktopin në kub me katër hapësira punuese siç ofrohet në Linux. Mund të rregulloni nivelin e transparencës, shpejtësinë e rrotullimit dhe efektet me pasqyra. Mund të zhvendosni aplikacionet nga njëra anë e kubit në anën tjetër, për të riorganizuar hapësirat e punës. Kjo është fuqia e shtuar e DeskSpace. Ashtu si te Compiz, që vjen i instaluar me shumicën e Linux, DeskSpace do t’ju kërkojë 20$ pas periudhës testuese prej 14 ditësh.
Vend grumbullim i Aplikacioneve
Gjendet në: Amiga OS, Linux, Mac, Unix
Pjesa kryesore e çdo kompjuteri Mac është një program i vogël i quajtur Dock. Ai përdoret si panel lançimi për aplikacionet që përdorni më së shumti dhe mund ta rregulloni të mbajë aq programe sa dëshironi. Për dallim nga Start Menu dhe Taskbar i Windows, Dock është një hapësirë e shkëlqyer ku mund t’i qaseni shpejt aplikacioneve me një klikim të mausit. Mund të shtoni një vend grumbullimi për aplikacione në kompjuter me programin Stardock ObjectDock (find.pcworld.com/60938). ObjectDock pozicionohet mbi Taskbar të Windows dhe punon si dhe Dock në Mac, së bashku me efektin zmadhues, i cili rrit ikonat kur kaloni me kursor mbi to. Programi mund të fshehë nga pamja Windows Taskbar, duke i dhënë desktopit pamjen e njëjtë si te Mac. Versioni standard është falas, por version Plus kushton 20$ dhe shton më shumë animacione, grumbullime të programeve në fusha dhe mundësinë e disa shiritave në ekran si dhe opsione të tjera.
Screen Shot të automatizuar
Gjendet në: Mac
Marrja e screenshot në Windows nuk ka qenë kurrë aq e lehtë sa duhet. Sigurisht, fillon shumë thjesht: Shtypni tastin dhe pamja momentale menjëherë kopjohet në Clipboard. Ku shkohet prej aty, është çështje tjetër. Tani ju duhet të hapni Paint apo ndonjë program tjetër për editimin e fotografi ve, ta ngjisni (Paste) ekranin e fotografuar në dritaren e programit dhe pastaj ta ruani në formatin që dëshironi. Çfarë mundimi! Snipping Tool i Vista ka problemin e kundërt. Edhe nëse konfiguroni që ikona e tij të dalë në Quick Launch, nuk keni mundësi të krijoni një kombinim të thjeshtë të tasteve për të marrë pamjen e ekranit, përveç rasteve të një rregullimi sipas dëshirës tuaj. Sidoqoftë, në Mac gjërat janë më të lehta. Kur shtypni komandën --3 një imazh i tërë ekranit menjëherë ruhet në desktop. Shtypni --4 dhe kursori kthehet në një shënjues të cilin mund ta zhvendosësh mbi hapësirën të cilën dëshiron ta fotografosh.Mund të improvizoni ruajtjen e pamjes së ekranit me një program falas të quajtur FastStone Capture (find.pcworld.com/60981). FastStone Capture mundëson vendosjen e ndonjë kombinim tastesh për të ruajtur pamjen e tërë ekranit, një pjesë të ekranit, si dhe disa skena të një-pas-njëshme. Programi gjithashtu mundëson editimin e fotografi ve me aplikacionin e vet të editimit.
Shikim i shpejtë i skedarëve
Gjendet në: Mac
Të gjithë ne absorbojmë informacion në mënyra të ndryshme. Dikush kap më mirë informacionin nga grafi kat se sa nga teksti. Kjo është joshja kryesore e Apple Cover Flow, që u mundëson përdoruesve të Mac OS X të shfl etojnë mes dosjeve, skedarëve, muzikës dhe të dhënave tjera, në mënyrë vizuale. Me Cover Flow mund të shfletoni përmes skedarëve një nga një, duke parë secilin objekt si një thumbnail, nga ku mund të merrni dhe një informacion të shpejtë mbi përmbajtjen, në vend që të shihni një grumbull ikonash të vogla. Vista ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e dizajnit të Windows Explorer, por Windows duhet të integrojë ende pjesë të tjera që të duket si Cover Flow. Me një program falas të quajtur Harmony (find.pcworld.com/60939), mund të shtoni shfl etimin si te Cover Flow tek Windows Media Player. Harmony punon vetëm me ballina albumesh të gjeneruara nga iTunes dhe nuk integrohet në Windows Explorer. Megjithatë, kjo është një mënyrë falas për të ndryshuar paksa eksperiencën tuaj në Windows Media Player.
Kopjimi ISO
Gjendet në: Linux, Mac, Unix
Mac OS mund ta bëjë. Linux e bën. PC-BSD dhe çdo SO (Sistem Operativ) modern mund ta bëjë. Por kush e di për ç’arsye, Windows nuk mund të kopjojë një komplet ISO në CD, pa ndihmën e ndonjë programi të tretë. Nëse dëshironi të kopjoni një CD me ndonjë program, por nuk dëshironi të blini një program me pagesë për kopjimin e të dhënave, provoni ISO Recorder falas, të Alex Feinman (find.pcworld.com/60794). I disponueshëm për XP dhe Vista, ISO Recorder i shton opsionin e kopjimit të programeve menysë korresponduese, kurdo që klikoni me të djathtën në një skedar ISO. Është një program i thjeshtë dhe i vogël që kryen vetëm punën për për të cilën është dizajnuar, dhe asgjë tjetër. ISO Recorder gjendet në versionet 32-bit dhe 64-bit të Vista, ku versioni i Vista përveç kopjimit në CD përkrah edhe kopjimin në DVD.
Organizimi i dritareve në formë pllakash
Gjendet në: Linux, Mac, Unix
Është një ide e thjeshtë dhe elegante që Apple e ka të integruar në Mac, që nga viti 2003. Kur dëshironi të keni një pamje të pastër të të gjitha dritareve të aplikacioneve të hapura, vetëm shtypni tastin funksional dhe një program i vogël i quajtur Exposé i radhit ato si thumbnail të shpërndara në mënyrë të rregullt në monitor.
Klikoni një dhe ajo shfaqet përpara, kurse të tjerat mbeten prapa. Në një kompjuter Linux, mund të merrni funksionet e ngjashme përmes shtojcës Scales për Compiz Desktop Eff ects. Me hedhjen në qarkullim të Windows Vista, Microsoft ka lançuar një tipar të quajtur Flip3D i cili tenton të thjeshtësojë menaxhimin e dritareve.
Flip3D i lejon përdoruesit të shfl etojnë përmes interpretimeve tredimensionale të gjitha dritareve të hapura në desktop, por nuk ofron as afërsisht shpejtësinë e shikimit që ofron Exposé. Përdoruesit e Windows Vista mund të shtojnë opsionin e ngjashëm me atë të Exposé në sistemin e tyre me ndihmën e programit falas të quajtur Switcher (find.pcworld.com/60982).
Switcher lejon të zgjidhni se si dritaret e plikacioneve do të renditen. Gjithashtu ju lejon të ndryshoni ngjyrat e tyre dhe të konfiguroni shkurtesat në tastierë sipas nevojës. Në XP programi shareware TopDesk (find.pcworld.com/60959) shton një tipar të ngjashëm për 20$ (pas periudhës testuese prej 14 ditësh).
Krijimi i PDF-ve
Gjendet në: Linux, Mac, Unix
Microsoft dhe Adobe kanë pasur më shumë mosmarrëveshje se bashkëpunime gjatë viteve të kaluara. Ndoshta kjo është arsyeja pse Microsoft nuk ka të integruar krijimin e Portable Document Format në Windows, edhe pse ky funksion është integruar në sistemet operative Linux dhe Mac prej disa vitesh. Këto sisteme operative lejojnë të shikoni dhe krijoni skedarë PDF pa përdorur ndonjë aplikacion tjetër shtesë. Sigurisht, Microsoft e ka krijuar formatin e vet konkurrues, XPS për Vista me shpresë se të gjithë do ta largojnë nga përdorimi standardin PDF dhe të kalojnë te formati i ri. Por po t’i dërgoni një dokument XPS ndonjë shoku që përdorë XP dhe do t’i shkaktoni me siguri një migrenë! Deri kur Microsoft ta bëjë printimin PDF pjesë standarde të Windows, përdorni PrimoPDF (find.pcworld.com/60944). Ky aplikacion falas punon përkrah me Adobe Reader (adobe.com/reader) për të kthyer çdo dokument në PDF, që të mund ta ndani me botën.
Shkatërrues skedarësh
Gjendet në: Mac
A është mundësia për shkatërrimin e skedarëve në Windows e tepërt për tu kërkuar? Nuk duhet të jetë. Mac OS X e ka inkuadruar me Secure Empty
Trash prej vitesh, dhe Disk Utility mund të fshijë hapësirën falas në një disk, duke u siguruar se janë fshirë për gjithmonë të dhëna të rëndësishme, të fshira normalisht në një mënyrë të pasigurt. Deri tani Microsoft nuk e ka inkuadruar këtë mundësi në sistemet e veta. File Shredder (find.pcworld.com/60943) ju lejon të shtoni tipare të tilla në Windows XP apo Vista. Kjo vegël ndihmëse mundëson shkatërrimin e një skedari apo dosjeje të tërë, apo gjithë hapësirës së zbrazët në kompjuter, duke përdorur një nga shumë teknikat e ofruara të shkatërrimit.
Aplikimi POSIX
Gjendet në: BeOS, Linux, Mac, Unix
Përveç desktopit të Windows, shumica e programeve në botë janë shkruar t’i përshtaten platformës të bazuar në Unix të quajtur POSIX. Çdo SO i përshtatshëm për POSIX mund të punojë me shumicën e programeve të shkruara për Unix. Linux është i aplikueshëm plotësisht në POSIX. Gjithashtu edhe Mac, pasi është ndërtuar në Unix. Edhe BeOS i zhdukur ka përkrahur POSIX. Por Windows nuk e përkrah. Edhe pse përdoruesit e Vista Enterprise dhe Ultimate në teori mund të shtojnë “Subsystem for Unix-based Applications” në PC-të e tyre, përvoja tregon se kjo jep më shumë probleme se sa dobi. Mënyra më e mirë për të shtuar POSIX në çdo XP apo Vista është të përdorni Cygwin (find.pcworld.com/60940). Ky emulator falas i Linux instalohet shpejt dhe përkrah një numër të madh programesh të bazuara në Linux, të cilat janë rindërtuar veçanërisht të punojnë me Cygwin.
Gjithashtu funksionon edhe si dhënës komandash për Linux, që ju lejon të përdorni
programet komanduese, si i popullarizuari ToDo shell skript (todotxt.com) në Windows. Edhe pse Cygwin nuk do t’ju ofrojë përkrahje të plotë për të gjitha programet Linux në një kompjuter Windows, ai do të hapë derën për disa tipare themelore të Linux.
Lançues i shtesave
Gjendet në: Linux, Unix
Përdoruesit profesionistë e dinë se kur vjen puna për kryerjen e shpejtë të ndonjë pune në kompjuter, tastiera e mund mausin. Sistemet Linux dhe Unix vijnë me Deskbar, një program që mundëson linçimin e çdo skedari në kompjuter pa larguar duart nga tastiera. Gjithashtu lançon adresa interneti, kërkon në Google apo Yahoo, dhe përkrah shtesa që punojnë me aplikacione tjera. Me këto funksione mund të dërgoni një mesazh tekst apo të postoni një tweet te ndonjë Twitter, pa pasur nevojë ta prekni fare mausin. Edhe pse shiriti kërkues në Windows Explorer të Vista mund të lançojë aplikacione dhe URL, ai nuk përkrahë shtesa. Për të përdorur këto tipare, provoni programin falas të quajtur Launchy (find.pcworld.com/60973).
Shiriti i standardizuar i menysë
Gjendet në: Mac
Windows nuk ka një shirit të menysë të unifi kuar për të gjitha aplikacionet e veta. Sigurisht, shumica e programeve të Windows kanë mbetur në të zakonshmet ‘File’, ‘Edit’, ‘View’, për menytë e veta. Por edhe Microsoft ka filluar ta ndryshojë këtë trend, duke filluar me interfejsin e ri të komplikuar për Office 2007. Për dallim, menytë e aplikacioneve në Mac OS X janë plotësisht të standardizuara me shiritin e njëjtë të menyve që gjenden
në krye të ekranit, kështu që përdoruesi gjithmonë e di se ku të kërkojë ndonjë komandë të rëndësishme. Me Stardock ObjectBar (find.pcworld.com/60941) mund të përdorni pamjen e MacPC për të transformuar Windows Taskbar në një shirit të menysë në stilin e ngjashëm me Mac. Ky program gjithashtu duplikon menytë që shumica e aplikacioneve të Windows përdorin, kështu që ju mund t’i kontrolloni ato nga pjesa e sipërme e ekranit, sikur tek Mac OS X. (Menytë gjithashtu do të mbeten edhe tek programet) Momentalisht ObjectBar punon vetëm në Windows XP, por versioni i programit për Vista pritet të dalë së shpejti.
Aplikacionetm me një skedar
Gjendet në: Mac
Ekzistenca e Add/Remove Programs në Control Panel është dëshmi se aplikacionet e Windows janë bërë të rëndë dhe shumë të mëdhenj për shumë përdorues. Në Mac, sidoqoftë, pak programe përbëhen nga më shumë se një skedar. (Në rregull, teknikisht ata janë dosje të paketuara në mënyrë të veçantë, por tek përdoruesi ata duken si një skedar i vetëm.) Heqja e një aplikacioni në Mac konsiston në zhvendosjen e ikonës së programit në Kosh (Trash). Mund të arrini një thjeshtësi të tillë në Windows duke përdorur aplikacione portative (Shkrimi “Të mbash kompjuterin në Xhep” nga Scott Dunn të cilin mund ta lexoni në numrin e parë të PC World Albanian ose në find.pcworld.com/60942. Sigurisht, të veproni ashtu ju duhet të sakrifikoni disa tipare të mira që mund t’i adhuroni te programet e preferuara në Windows, kështu që nuk ju sygjerojmë ta përdorni. Nëse Microsoft nuk merr ndonjë kthesë rrënjësore në dizajnimin e Windows të ardhshëm, mund të prisni që programet e Windows të bëhen më të komplikuara se sa janë sot.
5 Tipare të mrekullueshme për të cilat Microsoft ju tarifon ekstra
Windows në vete ka shumë tipare të mira, por qasja te ato nuk është gjithmonë e hapur ashtu siç do të duhej të ishte. Dhe shumë tipare që vijnë standard në sistemet tjera operative, tek Windows Vista ju duhet t’i blini me versionet më të shtrenjta si Ultimate ose Business, apo të kaloni në versionin 64-bit. Fax: Është shekulli XXI, por për miliona njerëz faksi mbetet mënyrë kryesore për dërgim informacioni. Shumica e pllakave amë kanë modemin e integruar.
Nëse dëshironi të dërgoni faks përmes Vista, duhet të keni versionin Business ose Ultimate. Qasje nga larg: Remote Desktop Server vjen standard në Vista Business, Enterprise dhe Ultimate. Ju lejon të kontrolloni PC-në tuaj nga distanca, falas. Por nëse dëshironi të qaseni në një kompjuter me Home Basic, Home Premium, apo versionin Starter, duhet të paguani për një shërbim të shtrenjtë apo të mësoni të zotëroni ngatërresat e UltraVNC (findpcworld.com/60979). Qendra Mediale: Një nga pikët më të mëdha të Windows Vista, Media Center, i mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi të, muzikën dhe videot përmes rrjetit. Fatkeqësisht, funksionet e Media Center nuk mund të përdoren nga përdoruesit e Vista Business dhe Home Basic.
Enkriptimi i diskut: Me enkriptim, mund të mbani të dhënat të sigurta, nëse kompjuteri apo laptopi bie në duar të gabuara. Mundësia BitLocker e Vista vjen standard në versionin Business, Enterprise dhe Ultimate, por nuk gjendet në versionet Home Premium dhe Home Basic. Përdorimi në sasi të mëdha i RAM: Shumica e kompjuterëve të rinj që kanë procesor 64-bit, kanë mundësinë e njohjes të më shumë se 4Gb RAM memorie. Por nëse nuk instaloni versionin 64-bit të Vista, Windows nuk do të njohë më shumë se 3.5 Gb.Sigurisht nëse kaloni në 64-bit, do të përballeni me një sërë problemesh tjera, duke përfshirë aplikacione që nuk punojnë../pcworld/kalomir.com/