Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Materia e errët në Gjithësi

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Materia e errët në Gjithësi Empty Materia e errët në Gjithësi

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:42 pm

    Materia e errët është një nga gjëegjëzat më të mëdha të astrofizikës së sotme me të cilën merren shumë dijetarë të lëmenjve të ndryshme të fizikës. Kjo lëndë e errët tërhoqi vëmendjen e astrofizikantëve kur u bë e mundur matja e lëvizjes së ndarjeve të masave përbrenda grumbujve galaktikë me boshllëqe të mëdha mes tyre.

    Doli se lëvizja e tyre mund të shpjegohej vetëm duke futur një masë shtesë, e cila nuk është e pranishme në yjet e vëzhgueshme. Por nga se duhej të ishte e përbërë kjo lëndë e panjohur, e cila me sa duket përbën më tepër se 90 përqind të masës së përgjithshme të Gjithësisë, e cila e rrëfen veten përmes forcës së vet gravitacionale, dhe përveç kësaj nuk hyn në ndikim të ndërsjelltë me dritën apo materie tjetër ?

    Propozimet dhe shenjat na i jep fizika e grimcave elementare, e cila merret me ndikimin e ndërsjelltë të grimcave dhe shkëmbimin e forcave. Kështu në përputhje me teoritë ekzistuese, mund të bëhej fjala për grimca të shumta në numër të cilat komunikojnë vetëm shumë dobët me pjesën tjetër të botës.

    Këtoj lloj grimcash njihen si grimca WIMP (weakly interacting massive particles). Fizikantët kanë gjetur edhe grimca që sillen si neutrino. Mirëpo neutrino është tepër e lehtë kështu që kjo nuk mund të jetë vetë përgjegjëse për "lëndën e errët". Një mënyrë për t''''u rënë në gjurmë grimcave WIMP qëndron në ndikimin e ndërsjelltë me kundëgrimcat e tyre, qenien e të cilave e lejon fizika e grimcave elementare dhe të cilat gjinden për të gjitha grimcat elementare të njohura derimëtani.

    Kështu antiprotoni është kundërgrimca e protonit ose pozitroni kundërgrimca e elektronit. Kur këto dy grimca vijnë pranë njëra-tjetrës, masat e tyre shndërrohen në energji. Procese të këtij lloji shfrytëzohen sot në përdorime tepër praktike si në diagnostikimet mjekësore. Kur grimca WIMP do të prekë kundërgrimcën e vet atëherë do të priteshin procese të tilla të ngjashme. Pasoja do të ishte midis të tjerash prodhimi i antiprotoneve si dhe pozitroneve, të cilat duhet të gjindeshin të shumëfishuara në rrezatimin galaktik grimcash.

      Ora është Tue May 07, 2024 9:45 am