Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Galaktika....

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Galaktika.... Empty Galaktika....

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:47 pm

    Galaktika është një grup i pafund yjesh, gazesh dhe materialesh të tjera, që rrotullohen rreth një bërthame qëndrore. Galaktikat janë quajtur ishuj të universit, sepse secila prej tyre është në vetvete si një univers. Galaktika ku jetojmë ne quhet Udha e qumështit. Sistemi ynë diellor, pra Dielli, Toka dhe planetet e tjera me hënat e tyre, është një pjesë e kësaj galaktike. Por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël, sepse galaktika jonë Udha e Qumshtit përmban mbi 100 miliardë yje! Disa shkencëtarë e vlerësojnë së paku 200 deri 400 miliardë.ndërsa një redaktor shkencor deklaroi; ”Në galaktikën Udha e qumshtit mund të ketë pesë deri dhjetë trilionë yje”. Diametri i galaktikës sonë përfshin një distancë kaq të madhe, sa po të udhëtonim me shpejtësinë e dritës (299 792 km/sec), do të na duheshin 100 000 vjet që të kalonim nga njëra anë në tjetrën! Sa kilometra janë këto? Meqë drita udhëton rreth nëntë mijë e gjashtëqind miliard (9 600 000 000 000) kilometra në vit, le të shumë zojmë këtë me 100 000 dhe fitojmë përgjigjen; diametri i galaktikës sonë Udha e Qumështit është rreth mijë miliardë (960 000 000 000 000 000) kilometra! Llogaritet se distanca mesatare në mes të yjeve brenda galaktikës është rreth gjashtë vjet dritë, apo rreth 58 mijë miliardë kilometra. Galaktika jonë është vetëm fillimi i asaj që gjendet në hapësirë. Tani janë zbuluar aq shumë galaktika, saqë është thënë se ato ”janë aq të zakonshme sa edhe fijet e barit në livadh”. Në universin e vrojtuar deri më tani ka rreth dhjetë miliardë galaktika! Por, ka shumë më tepër që akoma nuk mund të vrojtohen nga teleskopët e sotëm. Disa atstronomë e vlerësojnë numrin e galaktikave të universit në rreth 100 miliardë galaktika! Dhe secila prej tyre mund të përmbajë qindra miliardë yje. Keto galaktika janë të rradhitura në grupe të caktuara, të quajtura grumbuj galaktikash, si kokrrat e rrushit në një vile. Deri tani me mijëra prej tyre janë vrojtuar dhe fotografuar. Disa grumbuj përmbajnë rel ativisht pak galaktika. Për shembull, galaktika jonë Udha e Qumshtit është pjesë e një grumbulli prej njëzet galaktikash: brenda këtij grumbulli gjendet një galaktikë ”fqinje”, e cila gjatë netëve të kthjellëta mund të shihet pa teleskop. Kjo është galaktika Andromeda. Në formë spirale, e ngjashme me galaktikën tonë. Grumbuj të tjerë galaktikash janë të përbërë prej disa dhjetëra, ndoshta edhe qindra apo edhe mijëra galaktika. Largësia mesatare midis galaktikave brenda një grumbulli mund të jetë rreth një milion vjet drite. Megjithatë, largëisia midis dy grumbujve galaktikash mund të jetë edhe njëqind herë më e madhe. Ekzistojnë dëshmitë se edhe vetë grumbujt e galaktikave janë radhitur në ”super -grumbuj”.
    avatar
    dR.-KilLeeR


    Posts : 241
    Reputation : 1
    Join date : 24/12/2009
    Age : 30

    Galaktika.... Empty Re: Galaktika....

    Mesazh nga dR.-KilLeeR Mon Dec 28, 2009 11:18 pm

    Ei Cati Poste T'forta je ka Bon qetu Very Happy:D

      Ora është Fri Mar 29, 2024 12:04 pm