Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zogjtë grabitqarë me sy të mprehtë

    Onyx.
    Onyx.
    Administrator
    Administrator


    Posts : 414
    Reputation : 0
    Join date : 23/12/2009

    Zogjtë grabitqarë me sy të mprehtë Empty Zogjtë grabitqarë me sy të mprehtë

    Mesazh nga Onyx. Wed Dec 23, 2009 5:25 pm

    Zogjtë grabitqarë kanë sy të mprehtë që u lejojnë atyre të llogarisin saktësisht distancat gjatë ekzekutimit të sulmit. Sytë e tyre të mëdhej përmbajnë shumë qeliza shikimi. Kjo do të thotë shikim më i mirë. Ka më shumë se një milion qeliza në syrin e zogut grabitqar.

    Shqiponjat që fluturojnë mijëra metra lart kanë sy kaq të mprehtë, saqë ato mund të analizojnë me lehtësi lëvi- zjet dhe objektet në tokë nga ajo di- stancë. Ashtu siç lokalizojnë objektivin e tyre avionët luftarakë nga mijëra metra lartësi, ashtu dhe shqiponjat fiksojnë gjahun e tyre duke përceptuar ndryshimin më të vogël të ngjyrës dhe lëvizjes. Syri i shqiponjës ka një kënd shikimi 3000 dhe mund të zmadhojë një imazh të dhënë rreth 6 deri 8 herë. Shqiponjat mund të dallojnë lehtësisht një lepur të fshehur në bar apo shkurre nga një lartësi 1500 m. Eshtë evidente se ky sistem i jashtëzakonshëm shikimi i shqiponjave është një projektim i veçantë për këtë krijesë Zogjtë shtegtarë e minimizojnë konsumin e energjisë, duke përdorur teknika të veçanta fluturimi. Albatrosi zotëron një prej këtyre teknikave. Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm. Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahë me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t'i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur flutu- ron për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosit Në shikim të parë parë, pendët e zogjve duket sikur kanë një strukturë shumë të thjeshtë. Kur i studion ato nga afër, gjendesh përballë një strukture shumë të ndërlikuar, e cila i bën pendët të lehta, të forta dhe rezistente ndaj ujit. Për të fluturuar lehtësisht zogjve u duhet të jenë sa më të lehtë. Pendët e zogjve përbëhen nga proteina keratinë për të përmbushur këtë nevojë. Në të dy anët e kallamit të puplës ka shtresa me rreth 400 fije secila. Këto 400 fije, kanë secila nga dy fije akoma më të holla, pra rreth 800. Prej këtyre 800 fijeve, më të hollat, ato që janë të vendosura në pjesën e përparme, kanë secila edhe 20 fije të tjera. Këto fije bashkojnë dy puplat me njëra-tjetrën tamam si dy copa të mbërthyera mbi njëra-tjetrën. Në një pupël ka afërsisht 300 milionë fije të vogla. Numri total i fijeve në të gjitha puplat është rreth 700 miliardë. Ekziston një arsye shumë e rëndësishme që puplat e zogjve janë të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën. Ato duhet të jenë të shtrënguara fort që të mos shkëputen nga ndonjë lëvizje. Me mekanizmin e fijeve puplat qëndrojnë kaq fort, sa as era e fortë, as shiu e as bora nuk i shkulin dot. Për më tepër, puplat e barkut të zogjve nuk janë njësoj si puplat e krahëve dhe bishtit. Bishti përbëhet prej puplash relativisht të mëdha; puplat e krahëve janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të rrisin sipërfaqen e kontaktit me ajrin gjatë përplasjes së krahëve dhe kështu rrisin forcën ngritëse.

    Qukapiku: Të gjithë e dinë se qukapiku e ndërton folenë e tij duke shpuar trun- gjet e pemëve. Gjëja që shumë njerëz nuk e vënë re është fakti se si është e mundur që qukapikut nuk i shpërthen hemoragji në tru, për shkak të goditjeve të forta në pemë. Ajo që qukapiku bën është njësoj si ajo që mund të bëjë një njeri për të ngulur një gozhdë me kokë. N.q.s. njeriu do të mundohej të bënte një gjë të tillë, do të pësonte hemoragji në tru. Por qukapiku nuk pyet; ai mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sek dhe të mos i ndodhë absolutisht asgjë. Koka e qukapikut është krijuar e tillë që ta përballojë me sukses këtë punë. Kafka e qukapikut ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet, në sajë të disa indeve të veçanta të buta midis kockave të kafkës

    Sistemi zanor i lakuriqit të natës: Lakuriqët fluturojnë në errësirën e natës pa patur ansnjë problem. Ata disponojnë një sistem shumë interesant për të arritur këtë gjë. Ata përdorin një sistem zanor, me anë të të cilit arrijnë të hartojnë hartën e objekteve përreth, nëpërmjet përpunimit të valëve zanore. Një njeri me moshë të re mund të perceptojë me vështirësi një zë me frekuencë 20.000 vibrime në sekondë. Një lakuriq i pajisur me një sistem të veçantë zanor, përdor tinguj që kanë frekuencë 50.000-200.000 vibrime për sekondë. Ai i dërgon këto tinguj në të gjitha drejtimet 20-30 herë në sekondë. Harta që përftohet nga ky sistem është kaq e përpiktë, sa e lejon lakuriqin që, jo vetëm të perceptojë pozicionin e objekteve, por edhe të lokalizojë pa vështirësi pozicionin e presë së tij.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 5:40 pm